Moti i keq me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë Lezhën që prej mbrëmjes së të enjtes, ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra.
Sipas të dhënave, dëmtimi i linjave ka sjellë mungesë energjie në fshatrat e Njësive Administrative Kallmet, Blinisht, Dajç dhe në disa zona të tjera të bregut të Matit.
Kjo situatë është krijuar që prej mesnatës së kaluar, ndërsa punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ndodhen në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defekteve të shkaktuara, me qëllim rikthimin sa më parë të energjisë në zonat ku janë krijuar probleme.
Ndërprerjet e energjisë elektrike janë kthyer në një refren të vazhdueshëm në shumë zona të Lezhës, për shkak të rrjetit të amortizuar, i cili është në rrezik serioz edhe për jetën e qytetarëve dhe vetë punonjësve të OSHEE-së.
Paraditen e së enjtes, një elektricist humbi jetën në shtyllë, pasi ra në kontakt me energjinë në tentativë për të riparuar një defekt në zonën e Rrilës.
Lajmi kryesor:
Shirat e dimrit nxjerrin në pah punimet e dobëta të rrugëve! Çarje në aksin Librazhd-Përrenjas, qarkullimi me një korsi! Shembje në Gjirokastër-Tepelenë, Qeparo-Kuç, Maliq-Gramsh










