Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen gjatë punës dy elektricistë në Shkodër (FOTO)

Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen gjatë punës dy elektricistë në Shkodër (FOTO)

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar defekte dhe avari në rrjetin elektrik duke lënë disa zona pa energji elektrike. Zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli.

Gjatë punës kanë mbetur të plagosur dy elektricistë të OSSH Shkodër. Teksa punon në pika të ndryshme për riparimin e defektit, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, ata kanë pësuar lëndime gjatë punës.

Dy elektricistët kanë marrë lëndime në këmbë dhe kokë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në terren janë angazhuar rreth 1600  punonjës prej mbrëmjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik. Deri tani janë riparuar 80 % e avarive në linjat elektrike në vend, ndërsa rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret janë që të gjithë në gjendje pune.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar