Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe Kolonjën në Korçë, duke sjell ndërprerje të energjisë elektrike në këtë zonë.
Për të bërë të mundur rregullimin e defektit, një elektricist ka rrezikuar edhe jetën duke u ngjitur në një shtyllë e cila është rreth 15 metra e lartë.
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të shoqëruara me stuhi në disa zona në Bashkinë e Kolonjës ka pasur edhe shtylla të thyera dhe dëmtime të tranversave.
Grupe pune nga OSSHE dhe grupi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë Kolonjë ndodhen në terren duke punuar për normalizimin e situatës, ndërkohë që një elektricisti i është dashur të hipë mes stuhisë në majë të shtyllës.
Ndërkohë në rrugën Ersekë-Rehovë të po kësaj bashkie, janë krijuar problematika në rrëzimin e plepave. Zjarrfikësit e Kolonjës kanë ndërhyrë deri më tani për hapjen dhe pastrimin e rrugës ndërsa mësohet se tashmë rruga është e qarkullueshme pa probleme.
Lajmi kryesor:
Veriu e juglindja ‘vishen’ nga dëbora, arrin 50 centimetra në Dardhë të Korçës! Ndërpritet lëvizja e kamionëve në doganën e Qafë Thanës, akset rrugore të hapura










