SHKODËR- Një motocikletë në të cilën udhëtonte një adoleshent 19-vjeçar është përplasur me një karrocë kuajsh në aksin Shkodër-Oblikë duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 minuta të së enjtes ku humbi jetën Ilir Dahati, me banim ne këtë fshat.

Ai ishte drejtuesi i motoçikletës tip Lonçin me targë AB684 së bashku me një tjetër person me inicialet B.B i së njëjtës moshë i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës pas plagëve të marra jashtë rrezikut për jetën


Ndëërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e karrocës me inicialet N. D. dhe po kryen hetimet e nevojshme rreth kësaj ngjarjeje

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)