Një motoçikletë është përplasur me një autoveturë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë.
Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është përcjellë në gjendje të rëndë në Spitalin e Lushnjës, me fraktura në këmbë dhe në kokë.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se motoçikleta ka kryer manovër për të hyrë në pikën e karburantit dhe është përplasur me mjetin tip Opel.
Aksi i vjetër rrugor Lushnjë–Berat është pothuajse i frekuentuar vetëm nga mjetet e banorëve të disa fshatrave dhe nuk ka trafik të rënduar, pasi shumica e lëvizjeve kryhen nga aksi i ri, që nuk kalon brenda fshatrave.
Komente









