Disa javë më parë, motori më i madh në botë ka zyrtarizuar hyrjen e tij në rekordet Guinness. Bëhet fjalë për një model të lartë 5.10 metra dhe të gjatë 10.28, që ka një motor Chevrolet V8 me 5800 kubik dhe 280 kuaj fuqi.

Bëhet fjalë për një realizim 'Made in Italy', të realizuar në vitin 2012-të nga Fabio Reggiani krijuar nga Regio Design. 

Për t`u pranuar në Rekordet Guinness, këtij motori i është dashur të paraqesë se është në gjendje të lëvizë dhe të jetë funksional. Për ta vërtetuar një gjë të tillë i është dashur të përshkonte rreth 150 metra ku minimumi i rekordit është 100 metra. 

'Motori i madh' ka thyer kështu rekordin e shkuar të Montster Cycle që ishte vetëm 3 metra e gjysëm i lartë dhe 6 metra e 20 cm i gjatë. 

motori me i madh
motori me i madh


(e.b/v.gj/shqiptarja.com)