FUSHE-KRUJE - Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti rrugor të rregjistruar mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë. Një motor ku udhëntonin dy të rinj është gjatë një tentative parakalimi ka goditur një makinë nga mbrapa, e më pas motorri ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal në anë të saj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen një vend drejtuesi i motorit, 23 vjeçari Sabri Beja, sakaq ka mbetur i plagosur rëndë shoku i tij, Renald Tema, i cili është nsiur me urgjencë drejt spitalit të Fushë-Krujës por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ndërkohë ka mbërritur ne vendngjarje dhe teksa ka nisur punën për zbardhjen e rrethanve të plota të aksidentit, ka ndaluar edhe drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident.

Ky aks rrugor është ndër më problematikët në vënd sa ipërket numrit të lartë të aksidenteve rrugore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)