Sikur Kylie Jenner të mos kishte shokuar mjaftueshëm gjatë vitit të fundit, tani qarkullojnë fjalë që 17 vjeçarja do të martohet së shpejti me rreperin 25-vjeç, Tyga dhe ky i fundit ka zgjedhur mënyrën tradicionale për ta bërë këtë: i ka kërkuar dorën e saj për martesë, babait të saj, tashmë të kthyer në femër.

Rreperi, baba i një djali, nuk mundi të ishte prezent në ceremoninë ESPY, ku vjehrri i tij u nderua dhe me çmimin e kurajos, por u sigurua që Caitlyn të merrte një tufë me trëndafila të bardhë dhe një shishe shampanjë për ta uruar.
 
Në letrën ku shfajësohej dhe shpjegonte arsyen pse nuk mundi të ishte në ceremoni, Tyga përfitoi të shprehte edhe dashurinë e tij për Kylien dhe kërkoi dorën e saj për martesë, duke shtuar se ai nuk ishte përfitues dhe nuk qëndronte me motrën e vogël të Kim Kardashian për famën e saj.

Caitlyn qeshi kur lexoi letrën dhe kishte shprehur aprovimin e saj për rreperi, duke e konsideruar të 'veçantë', por i qëndron mendimit se 17 vjeçarja është ende e vogël për t'u martuar.

Ndërkohë Kylie mbush së shpejti 18 vjeç dhe duke njohur natyrën e saj, s'do të habiteshim aspak sikur ta shihnim teksa qarkullon me një unazë të shkëlqyeshme në gishtin e martesës.
kylie tyga
kylie tyga
caytlin cylye
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)