Motra e Saimir Sulës për Report Tv: Dje nuk na lanë të merrnim pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës! Do të bëjmë analizë ADN-ja! Ministria e Drejtësisë s'e ka pasur prioritet

Zemra e shqiptarit Saimir Sula që ndërroi jetë në spitalin ‘Del Mar’ të Barcelonës gjatë kohës së pandemisë, do të doë më 12 korrik. Këtë informacion e dha zyrtarisht Ministria jonë e Drejtësisë pas dakordësisë me autoritetet spanjolle, që me vendim gjykate vendosën dorëzimin e zemrës, por deri më sot nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur. Motra e Saimirit, Majlinda në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, tha se kanë pritur për më shumë se 6 orë tek dera dhe nuk ka qenë pjesë aktit kur është bërë dorëzimi i zemrës.

‘Dje në 12 prokurorja e rastit në Tiranë më njofton se duhet të paraqitemi në laborator për të tërhequr zemrën. Ne duhet të ishim prezent në aktin e dorëzimit të monstrës së zemrës që Shqipëria do ta sillte. Nuk ka qenë prioritet nga Ministria e Drejtësisë. Nxorën një lajm duke thënë se zemra do të tërhiqet nga autoritete shqiptar dhe akti i dorëzimit të zemrës do të bëhet në prani të familjarëve dje më 12 korrik. Ne nuk kishim dijeni ku të na njoftonin se ne duhet të paraqiteshim tek ky laborator në Spanjë për dorëzimin e zemrës. Ti nuk mund të shkruash në faqen zyrtare të thuash në prani të familjarëve kur familja nuk është në dijeni. Më erdhi një letër nga prokuroja e rastit që të paraqitem tek ky laboratori ku mbahen monstrat për të qenë prezent. Kur shkuam dje na lanë 6 orë duke pritur tek dera dhe nuk morëm pjesë në aktin e dorëzimit të zemrës. Pas 6 orësh avokatët e mia mu larguan dhe kur u larguan avokatët, dikush nga ato më telefonoi dhe më thanë Majlinda hajde merr pjesë, por unë refuzova pasi nuk kisha avokatët. Na lanë 6 orë tek dera në pritje dhe nuk na lanë të futemi brenda. Ne nuk morëm pjesë në as në aktin e dorëzimit të zemrës nga Spanja në Shqipëri.’- tha Sula.

Motra e Saimir Sulës thotë se do të bëjë një analizë ADN-je, për të shuar çdo dyshim që zemra e vëllait të saj mund të jetë marrë për trafik organesh.

‘Ne po presim që Shqipëria të nxjerrë ADN dhe analizën e zemrës e të tregojë dhunën fizike. Por ne do të bëjmë kërkese për një ADN private. Do bëjmë një ekspertim të organit të zemrës, një ADN private.’- tha ajo.

Saimir Sula ka 3 vite nën dhe, ndërsa motra e tij që kur mbërriti trupi në Shqipëri konstatoi se i mungonte zemra, vijon betejën për drejtësi. Pas insistimit të saj autoritetet në Spanjë thanë se gjetën në morg zemrën e Saimir Sulës në tetor të vitit 2022, dhe këtu nisi beteja e radhës e Majlindës për ta sjellë në Shqipëri. 31-vjeçari Saimir Sula humbi jetën më 9 maj të vitit 2020 pasi shkoi me temperaturë në spital, për të kryer një test PCR, por nuk doli më prej atij spitali.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël