Alida Duka është një nga këngëtaret që është shquar për stilin e saj të veçantë në këngë dhe në look.
E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja ka folur për këngën e saj më të fundit, “RED LADY” e cila pritet të lançohet gjatë këtij muaji, pamje nga videoklipi I së cilës u shfaqën edhe në emision gjatë ditës së sotme.
Teksa rikujtonte fillimet e saja në muzikë, këngëtarja ka folur edhe për pamjen e saj. Duket sikur mosha ka ndaluar për Alidën dhe këtë e dëshmojnë shumë mirë edhe fotot e saj të para 10 viteve, që duken si të sapo-shkrepura.
Në “Rreze Dielli” këngëtarja ka treguar se kujdeset shumë për veten dhe shpesh i duhet që edhe për look-un të kujdeset vetë. Ajo thotë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike, pasi ka frikë nga transformimet ekstreme, që shpesh i ka parë edhe te këngëtaret e tjera.
“Parimi që kam është që nuk dua të shoh stilin e të tjerëve, kam pikësynimin të bëj cfarë dua vetë. Look-un për këtë videoklip e kam bërë për gjysmë ore.
Do ju them dicka: Në jetën e përditshme duhet të jem me veshje klasike për shkak të punës. Do nisesha për një koncert në Angli dhe do më shoqëronte motra. Nga puna do shkoja direkt në aeroport, kisha marrë valixhen me vete. Do ndërrohesha në aeroport për koncertin sepse nuk kisha kohë. U ndërrova, bëra një ndryshim total dhe motra nuk më njohu. Kisha ndryshuar komplet cdo gjë, veshjen, look-un ndaj nuk më njohu. E ndaj jetën e përdithme me jetën artistike, ku dua të jem e “cmendur” dhe e veçantë. Ma thonë të gjitha që nuk kam ndryshuar fare. Ndërhyrje nuk kam bërë, kam shumë frikë mos humb origjinaliteti i fytyrës. Shoh shumë kolege të mia që I ka humbur origjinaliteti. Ndoshta do të vijë dita që do bëj dicka dhe unë si të tjerët, por kur shoh koleget që i ka humbur e qeshura natyrale, mimika, kam shumë frikë.” shprehet këngëtarja Alida Duka.
D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36
-
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij
10 Shkurt 2023, 14:22
-
Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla
8 Shkurt 2023, 15:19
-
Skema e pensioneve për 2023, ekspertja në “Rreze Dielli”: Nga dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar, ja gjithçka që duhet të dini
19 Janar 2023, 17:13
-
Kapriçozë dhe të vështirë? Stilistja shqiptare që ka veshur Rihanna-n dhe Maria De Filippi rrëfen në “Rreze Dielli” eksperiencat e saj me yjet botërorë: Ja ‘defektet’ e tyre në stil
19 Janar 2023, 16:28
-
Vuani nga stresi apo depresioni? Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ja si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore
16 Janar 2023, 15:18
-
Historia prekëse/ Prej 18 vitesh lufton me depresionin, 35-vjeçari rrëfen kalvarin e vuajtjeve në “Rreze Dielli” dhe si arriti të kurohej falë dr. Ylli Merjas
16 Janar 2023, 13:19
-
‘’Ndikimet planetare do të krijojnë mundësi të reja këtë javë”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)
16 Janar 2023, 11:38
-
Nutricionistja Matina Çobo në “Rreze Dielli”: Ja ushqimet që duhet të shmangni nëse po përdorni antibiotikë
11 Janar 2023, 17:03