Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë

Kreu i selisë së PD-së Sali Berisha nuk ka vetëm halle me drejtësinë apo autoritetet e administratës amerikane, por edhe nga ato që shkojnë deri në personale, në lidhje me sagën e vrasjeve në Tropojë.

Kallëzimi penal nga motrat Haklaj për vrasjen e Sokol Haklaj, Elez Haklaj dhe Cen Haklaj, ndaj Berishës, nga 1997 dhe pas, ka rihapur një tjetër telash për ish-kryeministrin, që gjithashtu është i shpallur “non grata” nga SHBA-Britani e Madhe, dhe nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”. 

Moderatori Arbër Hitaj pyeti në ‘Studio Live’ avokatin Spartak Ngjela se çfarë ka ndodhur në atë kohë dhe nëse ka pasur ndërhyrje të agjenturave serbe, meqë ka qenë edhe pjesë e politikës dhe strukturave.

“Po të ishte agjentura serbe do ishte në favor të Saliut, do e ndihmonte. Në momentet kur fillon një akt kriminal me një fis, është krim vazhdues si fenomen, edhe ky që po shikoni me Haklajt. Koncepti i krimit vazhdues është i vështirë, shumë pak avokat e dinë, 10%, por profesionalizmi botëror e ka trajtuar bukur. Janë bërë 3 krime me të njëjtin intencion, tani quhen krim vazhdues. Ka mbetur ende pa drejtësi. Të shikojmë se si do eci, do të vërtetojnë dot këtë krim vazhdues, se është e vështirë”, tha Ngjela.

I pyetur se kishin ndodhur 150 vrasje në pak vite, pjesa më e madhe si rrjedhë e hakmarrjes, ish-deputeti e pohoi.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, një shoqëri e izoluar nga qytetërimi, e persekutuar që nga komunizmi. U doli një njeri i fuqishëm si Saliu dhe ai i përkrahu, kaloi në lokalizëm dhe morën fuqi politike. Meqë nuk e kishin të lartë psikikën e qetësisë, kaluan në krimin e hakmarrjes kolektive. Nëse shteti është i dobët, ky krim shkon deri në fund. Në perëndim shteti këto i ka ndaluar, me kulturë juridike dhe psikologjike. Të jemi të saktë në arsyetim, do shohim proceset gjyqësore. Por nuk ma merr mendja se Saliu mund të ketë rënë kaq në intelekt, në një krim në vazhdim, por se di të shohim”, tha avokati për Report Tv.

Ai u pyet edhe në lidhje me ‘dashurinë’ e re me nota të muzikës rep mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, me postime në video dhe komente ironike për njëri-tjetrin.

Ngjela e quajti “fshatareske” dhe “me intelekt të dobët”. Gjithashtu ai theksoi se Rama sillet kështu se nuk ka opozitë përballë, nuk është faji i kryeministrit, por i opozitës që ka Saliun në krye.

“Është fshatareske. Këto i bëjnë provincat me intelekt të dobët, që kërkojnë hakmarrje nëpërmjet fjalëve, fyerjeve, sharjeve, por kurrë një kryetar shteti. Si mund t’i thuash ti buf kënete kundërshtarit politik, s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Ndaj thashë për krim vazhdues. Por kuptohet se psikika nuk është e rregullt”, shprehet ai.

Dhe me një opozitë përballë, kryeministri sipas tij sigurisht që do e shfrytëzojë situatën, duke pasur kohë të bëjë edhe video-postime thumbuese me ‘bufa kënete’ apo “Lul tsunami’.

“Problemi është se s’ka opozitë. E ka ai në dorë, se s’ka opozitë. Nuk e bën Rama, ka Saliun përballë dhe e shfrytëzon. Saliu është non grata në Amerikë, nuk është në Afrikë. Edhe për veprimtari antiamerikane. Nëse janë të vërteta ato që më kanë thënë kompetentët në biseda është shumë e rëndë. Proces penal, të shohim, të shohim gjyqin, por është nën akuzë dhe s’është gjë e lehtë. Nuk kanë opozitë përballë. Këta janë nën akuzë ndaj ka dhe devijacione, me psikikë të njeriut të akuzuar, por kur kanë avokatë të fuqishëm që dinë t’i ndalojnë, nuk e bëjnë”, përfundon Ngjela.


Lajmi kryesor:

Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton