Motrat Kardashian duan që ju të
'çmendeni' pas tyre', ja çfarë bënë

Motrat Kardashian duan që ju të<br />'çmendeni' pas tyre', ja çfarë bënë
Sot është një ditë e madhe për familjen Kardashian dhe për të gjithë dashamirësit e tyre, apo ata që duan arsye për t'i urryer edhe më shumë.

Motrat më të famshme në botë kanë lançuar sot websitet dhe aplikacionet përkatëse, që veç faktit se do të shumëfishojnë fitimet e tyre në shuma marramendëse, do t'i mbërthejë të gjithë para telefonave apo kompjuterave, në pritje të të rejave më të fundit.

Aty do të ketë gjithçka rreth secilës prej tyre, përfshirë këtu edhe karakteristikat individuale që i dallojnë nga njëra tjetra. Ato do të flasin rreth teknikave të makeup-it, prapaskena të ndryshme, foto të papublikuara më parë, truke bukurie, seanca pyetje-përgjigjesh live me fansat dhe video ekskluzive.

Khloe do të flasë rreth seksit dhe të jetuarit e shëndetshëm, Kim dhe Kylie për këshilla bukurie dhe stili, ndërsa Kendall do të ketë një format krejtësisht tjetër, të cilin e ka filmuar vetë, ku do të dalë në pah natyra e saj e vërtetë, përpos modeles serioze që njerëzit janë mësuar të shohin prej saj.

Duket si një ëndërr. 24/7 vetëm Kardashian! Por ka një problem; e gjithë kjo ëndërr kushton 2,99$ muaj. A jemi të gatshëm të paguajmë një shifër të tillë për yjet e televizionit?!
kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv