Motrat Koçi përkrahë Kryeministrit Berisha

Motrat Koçi përkrahë Kryeministrit Berisha
Motrat e njohura , Eni dhe Greta Koçi kanë preferuar ta shikojnë ndeshjen finale të Euro 2012, ndërmjet Italisë dhe Spanjës në praninë e Kryeministrit, Sali Berisha. Të dyja motrat kanë postuar një rrjetin social Facebook, fotografi me kreun e ekzekutivit. Në fotografinë e Eni Koçit, këngëtarja shkruan”, duke ndjekur Euro 2012 me Kryeministrin Berisha dhe të rinjtë e FRPD”, ku motra e saj është kryetare e Forumit Rinor të kësaj force politike. Shohim që Eni është shumë e lumtur pranë kryeministrit Berisha, ndërsa ky i fundit ngjan shumë mirë, me T-shirtin e tij ngjyrë blu. Nuk e dimë nëse ai bënte tifo për Italinë, por kjo është një ngjyrë që i shkon për shtat kreut të Selisë Blu.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë