Skuadra e Romës u mposht mbrëmë nga Slavia Prague në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës me rezultatin 2:0.
Pas humbjes, trajneri i Romës Jose Mourinho u tregua i ashpër dhe i nervozuar me lojën dhe rezultatin që arriti të merrte skuadra që drejton. Madje bëri thirrje që askush të mos flasë as për ato që u folën në dhomën e zhveshjes.
“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”, tha trajneri portugez.
![]()
Roma tani renditet e dyta në tabelë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague në vendin e parë.
B.V/Shqiptarja.comKomente

