Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, vazhdon të mbetet i paqartë për të ardhmen e brazilianit Kaka. 30 vjeçari është përfolur për një lëvizje të mundshme drejt kuqezinjve të Milanit gjatë kësaj vere.

"Unë mendoj se Kaka është në një pozicion më të mirë se unë për të folur për të ardhmen e tij", tha Mourinho të shtunën duke shtuar se "ai e di më mirë se unë se çfarë ka në mendje dhe cilat janë qëllimet e tij".

Trajneri madrilen insistoi se si drejtues i skuadrës përpiqet që të mund të garantojë performancat më të mira nga lojtarët e tij. "Nëse në 1 shtator ai është këtu dhe do të luajë për sezonin 2012-2013, unë do ta respektoj dhe do të përpiqem të bëj më të mirën bashkë me të", theksoi Mourinho.

Ai shprehu gjithashtu pakënaqësi për faktin se merkatot zgjasin shumë duke sqaruar se ndonëse kampionati ka nisur mund të ndodhin shumë gjëra. Ndërkaq, Kaka mbetet jashtë listës që do të hidhet në fushë në ndeshjen që Real Madrid do të luajë në kampionat përballë Getafes.

Braziliani ju bashkua skuadrës së Milanit në verën e vitit 2009 dhe fitoi La Ligan me Los Blankos sezonin e fundit.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)