Jose Mourinho planifikon të largohet nga Roma dhe është gati të bashkohet me skuadrën franceze të Paris Saint Germain. Kështu raporton gazeta Corriere dello Sport, ku thuhet se pas fitorës së Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës përballë Bayern Leverkulsen, ‘The Special One’ dëshiron të largohet nga Olimpico.
“Përveç një komunikuesi të shkëlqyeshëm, Mourinho është një trajner i madh. Mbrëmë pashë një ekip të jashtëzakonshëm, nëse ata gjithashtu do të kishin cilësi do të ishin një ekip vërtet i madh. E ardhmja? Prioriteti i Mourinhos ishte Roma. Unë them ‘ishte’ sepse e di që ai do të largohet”- ka raportuar Zazzaroni i Corriere dello Sport.
Ai tha se një prej arsyeve është edhe fakti që Mourinho nuk është komplimentuar nga drejtuesit pavarësisht fitores.
“Unë thjesht po ju them se Friedkins ( pronarët e Romës ) as nuk e komplimentuan ekipin dje. PSG? Mou do të shkonte me kënaqësi dhe (Luis) Campos do ta merrte nesër atë, por politikisht ai nuk ka shumë pushtet tani”, ka shtuar më tej gazetari i Corriere dello Sport.