'Mourinho një lepurush m***', ofendime mes portugezit dhe Antonio Cassanos

'Mourinho një lepurush m***', ofendime mes portugezit dhe Antonio Cassanos

Cassano - Mourinho dhe Livaja

Antonio Cassano është i indinjuar me komentet e fundit të Jose Mourinhos në lidhje me karrierën e tij dhe një përplasje me Marko Livaja-n. Ish-sulmuesi i Real Madridit, Milanit dhe Romës shkaktoi dramë kur krahasoi trajnerin portugez me homologun e tij të Lazios, Maurizio Sarrin, duke thënë se trajneri i verdhekuqve nuk i bëhet vonë për futbollin dhe se ai është thjesht për shfaqje teatrale.

Mourinho ishte i qetë kur u pyet në lidhje me këto komente dhe tregoi mendjemprehtësinë e tij në konferencën për shtyp me përgjigjen e tij, duke theksuar se si Cassano ‘thjesht dëshiron të kënaqet’ dhe duke iu referuar një sherri me Livajan.

“Unë i them vetëm një gjë se ai është 40 dhe unë jam 60, herë pas here në jetë, nëse përpiqesh gjithmonë të luash boëling, gjen një Marko Livaja dhe argëtohesh më pak”, kishte thënë portugezi.

Gjërat nuk kanë përfunduar me kaq, pasi Cassano është përgjigjur teksa ka shpjeguar incidentin e Livajas dhe përsëri goditi Mourinhon. “Dikush po shkruan gjepura për atë që tha Mourinho, se më pas vjen situata e Livajas dhe bëhet e vështirë. Në jetën time momentet e vështira ishin nga mosha 0 në 18, sepse aty ku jetoja duhet të ishe i zgjuar, përndryshe nuk vazhdoje”, thotë Cassano.

“Me Livajën i dhamë fjalë njëri-tjetrit për gjithçka, unë atij dhe ai me mua, pas dy ditësh ishim miq si më parë. Nëna ime më mësoi, i dashur Mourinho, të mos kem frikë nga asgjë dhe askush. Thuajini lepurushit që pretendon se e di se unë kurrë nuk kam fituar asgjë, se kjo është marrëzi. Një tjetër pamje m**i, përveç mënyrës se si i bën skuadrat që drejton të luajnë keq”, tregoi Cassano.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston