Kohët e fundit nuk qenë fort të mira për Jose Mourinhon i cili u shkarkua nga Machester United për shkak të rezultateve të tij jo fort të mira.
Zëra të shumtë flasin se Mourinho pritet ti bashkohet skuadrës së Interit sezonin e ardhshëm . Mediat italiane raportojnë se Jose Mourinho është aktualisht në Milano dhe do të drekojë me drejtuesin sportiv të Interit, Beppe Marottan gjatë ditës së enjte.
Sipas gazetës Libero, portugezi tashmë po mendon një kthim në klubin e Interit me të cilin ka fituar edhe Trepletën e famshme: Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë në 2010.
Mourino e ka shprehur gjithmonë se dashuria e tij ndaj interit është e madhe dhe gjatë drejtimit të tij, skuadra e Zikaltërve arriti shumë.
Trajneri i tanishëm Luciano Spalletti është nën presione të madha pas rezultateve jo të mira. Interi nën drejtimin e tij nuk ka arritur asnjë fitore për vitin 2019. Arritjet e tij jo të pëlqyeshme I bëjnë më të fortë zërat për rikthimin e Mourinhos në postin e tranjerit tek ish skuadra e tij.
Pas largimit nga Interi Jose Mourinho drejtoji skuadrat e Real Madrid, Chelsea dhe më së fundmi të Manchester United, ku u shkarkua më 18 dhjetor 2018.