Mpiksjet e gjakut pas vaksinës Johnson&Johnson, SHBA mbledh komitetin ekspertëve! EMA në pritje të vendimit të institucioneve shëndetsore amerikane

Vendimi i Agjencisë Amerikane të Barnave dhe Agjencive Federale për të pezulluar përkohësisht vaksinimet me vaksinën e Johnson& Johnson pas shfaqjes së rasteve me trombozë të gjakut ka shkaktuar shqetësim tek vendet të cilat kishin filluar përdorimin e saj.

Pas ndalesës në SHBA, edhe Afrika Jugore dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se do të presin vendimin e autoriteteve amerikane, para se të marrin vendim për vaksinën.

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të organizojë një takim këshillues ditën e sotme për të rishikuar rastet që janë përballur me mpiksje gjaku. Ky Komitet do të rishikojë gjashtë rastet që janë raportuar te gratë e moshave 18-48 vjeç, të cilat kanë pasur mpiksje gjaku në mes të gjashtë dhe 13 ditëve pas pranimit të vaksinës. Njëra prej të cilave ka humbur jetën dhe tjetra është në gjendje kritike.

Vaksina po vëzhgohet nga afër edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave, pasi  ka njoftuar se është duke hetuar katër incidente të raportuara të trombozave të mundshme të gjakut, pas vaksinimit me Johnson & Johnson, mirëpo nuk e ka ndryshuar statusin e rekomandimit.

Megjithatë vetë kompania deklaroi se do të vonojë shpërndarjen e vaksinave në Evropë, duke ngadalësuar një proces i cili tashmë ishte i ngadaltë.  

 “Siguria dhe mirëqenia e njerëzve që përdorin produktet tona është përparësia jonë numër një. Ne jemi të vetëdijshëm për një çrregullim jashtëzakonisht të rrallë që përfshin njerëzit me mpiksje të gjakut në kombinim me trombocitet e ulëta në një numër të vogël individësh që kanë marrë vaksinën tonë Covid-19. Nga kujdesi i shtuar, CDC dhe FDA kanë rekomanduar një pauzë në përdorimin e vaksinës sonë. Përveç kësaj, ne kemi qenë duke shqyrtuar këto raste me autoritetet shëndetësore evropiane. Kemi marrë vendimin për të vonuar në mënyrë proaktive shpërndarjen e vaksinave tona në Evropë.”

Gjithashtu, kompania bën të ditur se kanë punuar ngushtë me ekspertë mjekësorë dhe autoritete shëndetësore dhe se e mbështesin komunikimin e hapur të informacionit me profesionistët e kujdesit shëndetësor. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën