Presidenti i urdhrit të mjekut në qarkun e Fierit, Besnik Ibrahimaj, i cili është dhe gjinokolog në maternitetin e këtij qyteti, ka qëndruar prej 15 ditësh i karantinuar në shtëpi, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID.
Por pas 15 ditësh betejë me virusin, ai ka dalë negativ dhe teksa ka treguar eksperiencën e tij ka deklaruar se COVID është sëmundja më e vështirë që ka kaluar në jetën e tij.
Ndërkaq mjeku u ka bërë edhe nje apel të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë të gjithë masat kundër COVID. Gjithashtu ka vënë theksin edhe te rritja e testimeve dhe tëe zbatimi i protokolleve dhe gjurmimit për persona e prekur nga virusi në Fier.
"Kërkojnë ca kushte teknike që duhet të zbatohen, që i dini vetëm specialistët. Do të thosha që në spitalin e Fier të ketë oksigjen për tu përdorur në këtë spital. Komuniteti Teknik, mediat dhe nga institucione të ndryshme duhet të kenë parasysh se një pjesë e madhe e njerëzve që janë të prekur me COVID duhet të izolohen të karantinohen.
Kur nuk zbatohet masa e karantinimit atëherë institucionet tona duhet të marrin masa që këta njerëz të mos pranohen në punë por të bëjnë atë karantinën 14 ditore. Unë do tu bëja apel tërë komunitetit tqë të zbatojnë të tëra procedurat. Është sëmundja më e vështirë që mund të kemë kaluar në jetën time dhe do tu bëja të gjithëve thirrje të zbatojnë urdhrat e komitetit teknik. Të shtohen testimet", ka thënë ai.
Ta degjojne ca shqiptare qe akoma thone qe covid eshte loje politike ,dhe kemi perpara gjithe dimrin
Përgjigju