Kryeministrja e re polake, Ewa Kopacz bëri sot një "mrekulli" politike duke sjellë një shtrëngim duarsh mes dy armiqve "të egër", liderit konservator, Jaroslaw Kaczynski dhe ish-kryeministrit, Donald Tusk.
Në fjalimin e saj për politikën në përgjithësi, Kopacz i kërkoi Jaroslaw Kaczynskit të çlironte "Poloninë nga mallkimi i urrejtjes dhe të thyente këtë zemërim personal që errëson jetën politike polake".
Pas mbarimit të fjalimit të kryeministres së porsaemëruar, Jaroslaw Kaczynski i është afruar Donald Tuskut, i cili do të marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe për habi të të gjithëve, i ka shtrënguar dorën.
"I kam thënë të mos besojë se e urrej. I kam uruar fat të mirë në Bruksel", theksoi ai për shtypin.
"Në një kuptim mund ta vendosim këtë në kategorinë e ngjarjeve sensacionale dhe madje të mrekullueshme", deklaroi Tusk.
"Ne e prisnim këtë gjest që prej përpjekjes së dështuar në vitin 2005 për një koalicion mes konservatorëve të Kaczynskit dhe liberalëve të Tuskut", konfirmoi Janusz Piechocinski, shef i Partisë Agrare dhe ministër i Ekonomisë.
"Është fundi i një epoke", deklaroi Eryk Mistewicz, specialist në marketing politik. Por, ai mbetet skeptik kur bëhet fjalë për paqe afatgjatë.
ATSH
/Shqiptarja.com