MSH: 3 viktima me COVID-19 dhe 152 raste të reja

TIRANË- COVID-19 vijon të marrë jetë njerëzish. Kjo e shtunë ka regjistruar 3 viktima dhe 152 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të prekurve 14117 dhe 392 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi", njofton ministria e Shëndetësisë.

Situata nuk paraqitet aspak e mirë në dy spitale COVID në vendin tonë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Theksi i apelit të Ministrisë së Sëhndetësisë vihet në respektimin e masave anti-COVID.

"I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambiente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit", njofton Ministria e Shëndetësisë", përfundon Ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit

45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë, 

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 152
Të shëruar ne 24 orë 194
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1008
Testime totale 91146
Raste pozitive 14117
Raste të shëruara 8536
Raste Aktive  5189
Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2638
Durrës 571
Shkodër 392
Elbasan 254
Lezhë 265
Korçë 242
Fier 224
Vlorë189
Kukës 142
Berat 118
Dibër 94
Gjirokastër  60

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit