Ilnisa Agolli është banorja e radhës që eleminohet nga “BBVA 3”, pas vendimit të publikut për të rikthyer në shtëpi pas një nominimi me Meritonin dhe Eglën.
Të tre personat ishin të mbyllur në “Dhomën e Bardhë”, pasi u skualifikuan me një zarf të zi nga Vëllai i Madh. Egla u skualifikua për shkak se i derdhi verë në kokë Meritonit, ndërsa çifti Meriton-Ilnisa, për shkak se përndoqën prej ditësh dhe e provokuan Eglën.
Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej të përshëndetej me Ilnisën, teksa ajo po largohej nga shtëpia.
Një moment i vështirë për të, që u nda nga moderatorja, me të cilën nisi një raport brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, Ilnisa i dha kurajo. “Fitoje për mua, për Loarin, suksese“, i tha ajo.
Sa i përket Ilnisës, ajo është bërë pjesë e rrugëtimit qysh në fillim të reality show-t dhe ka qenë shpeshherë një prej banoreve më të diskutuara brenda shtëpisë.