Muaji dhjetor, 43 mijë denoncime
për korrupsionin në shtet 

Muaji dhjetor ka mbledhur në portalin qeveritar Stop Korrupsionit gati 43 mijë denoncime për afera korruptive.

Nga analizimi i shifrave të katër raporteve javore të ministrisë përgjegjëse, asaj të Çështjeve Vendore të drejtuar nga Bledi Çuçi, rezulton se muaji i fundit të këtij viti regjistroi 42 903 raste, nga të cilat raportohet se janë zgjidhur vetëm gjysmat.

Sipas shifrave zyrtare të kësaj ministri, ku Çuçi është dhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, janë zgjidhur vetëm 21499 nga rastet e denoncuara. Dikasteri që kryeson denoncimet është ai për ndërtime të paligjshme. Në sektorin e shëndetësisë, rezultojnë 4211 denoncime, nga të cilat janë zgjidhur 1048 raste.

Tek arsimi janë depozituar 6992 raste, ndër të cilat, 3352 prej tyre kanë marrë zgjidhje sipas raportit zyrtar. Nga dikasteri i drejtësisë kanë ardhur 3059 ankesa, nga ku janë zgjidhur 1938 prej tyre. Për policinë janë grumbulluar 3991 ankesa, ku thuhet se janë zgjidhur 2097 raste të denoncuara. Sektori i doganave është denoncuar 671 herë, dhe janë zgjidhur 205 raste.

Një shifër e madhe denoncimesh janë kryer ndaj sektorit të tatimeve, plot 4389 raste, ku raportohet se janë zgjidhur 3021 prej tyre.

Legalizimet kanë marrë 797 ankesa, ndër të cilat  464 janë zgjidhur, ndërsa hipotekat kanë një numër akoma më të madh ankesash, që arrijnë në shifrën 2282 denoncime, nga të cilat raportohen 1726 raste të zgjidhura. Sa u takon çështjeve të automjeteve, janë depozituar 721 denoncime qytetare, ku ministri Çuçi raporton të ketë zgjidhur përmes zyrës së tij 264 të tilla.

Për abuzime në tenderë janë regjistruar 504 denoncime, ku thuhet se janë zgjidhur 271 raste.

Sa u takon çështjeve të pronave, 253 raste janë denoncuar në këtë drejtim, dhe janë zgjidhur 80 prej tyre. Ndërtime pa leje janë 7029 raste dhe 3126 të zgjidhura, për energjinë janë 1649 raste dhe 1014 të zgjidhura, teksa janë regjistruar edhe 6355 raste të ndryshme, të zgjidhura në 2857 raste sipas raportit. 

denoncimet

Redaksia Online
( F.T/Shqiptarja.com )

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati