Dokumentari “Dritë në humnerë” me skenar te Petrit Rukës dhe regji të Namik Ajazit i frymëzuar nga botimi i librit me të njëjtin titull rrëfen 40 vite pas vdekjes së të Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, kalvarin e saj të vuajtjeve, për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.
“30 vjet më vonë, ende s’kemi reflektuar si duhet. Figura e Dritës duhet që të na bëjë që të reflektojmë shumë, për ku po shkojmë edhe ç’mund”, thotë drejtoresha e AQSHF-së, Iris Elezi.
Ndonëse i realizuar 11 vite më parë, shënimet e mbajtura në ditarin e saj në moshën 23-vjeçare, për ditët në spitalin onkologjik dhe rrezet e shumta që merrte për shkak të sëmundjes, udhëtimet mes Cërrikut e Tiranës, trokitjet e panumërta në Ministrinë e Arsimit për të mbrojtur diplomën, që s’ia dhanë kurrë dhe dashurinë për G-n i flasin ende dhe sot shoqërisë shqiptare, për të reflektuar mbi të shkuarën.
“Përpjekja jonë për ta sjellë këtë figurë ia vlejti dhe dokumentari krijoi emocion kur u realizua. Prandaj, dhe pas 11 vitesh po e rijapim, për të bwrw jehonë për ata njerëz që e jetuan atë periudhë”, thotë regjisori Namik Ajazi.
Drita Çomo, sikundër shprehen dhe Personazhet e këtij dokumentari, mes tyre Liri Belishova sa ishte gjallë, vëllai i saj Petriti dhe daja Agroni, infermieret e spitalit, por dhe shoqja e Dritës Rajmonda Bulku, ka qenë vetëm një nga shumë viktimat e sistemit diktatorial, që qe i pamëshirshëm me të deri ditët e saj të fundit, duke i mohuar edhe në shtratin e vdekjes praninë e së ëmës.
“Është një lëngim i shpirtit të Drita Çomos dhe brezit të saj, që nuk arriti dot të shikonte Shqipërinë të zhvilluar”, thotë Dorian Koçi, drejtori i MHK.
Dokumentari u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Muajit të Kujtesës që po mbahet këto ditë në këtë institucion.
Drita Çomo
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përgjuar deri në vdekje, Baçi, Orhani e Bulku rrëfejnë dosjen dramatike e ditarin e Drita Çomos: Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit dhe shokët 16-vjeçarë të klasës!
6 Prill, 12:00
-
‘Sajza’ e Agron Tufës (zh)varroset në teatër! Rajmonda Bulku në skenë për viktimat e Kampit të Tepelenës: Holokaust që shqiptari ia bëri shqiptarit!
24 Mars, 20:01
-
Hapet dosja e Drita Çomos, poetja që u përndoq nga ish-Sigurimi në moshën 16-vjeçare
20 Mars, 08:46
-
Hapet dosja/ Drita Çomo, poetja që u përndoq nga Ish-Sigurimi në moshën 16 vjeçare
19 Mars, 16:53
-
Muzeu Historik për 4 vjet i mbyllur! Ministria kërkon një drejtor për të! Rikonstruksioni merr një vit më shumë kohë se ndërtimi në vitin 1981! Ja si do të financohet projekti
9 Mars, 20:48
-
46 portrete të aktorëve shqiptarë të pikturuar në gurë! Artisti Myftar Cubi: Janë pjesë e familjeve tona, pasuri kombëtare! Nuk munda t’u vendos çmim!
25 Shtator 2023, 14:44
-
Debati për Mozaikun e Muzeut, ministrja Margariti në Report Tv: Asgjë s’u ndryshua, restaurimi në dakordësi të plotë me autorët
23 Maj 2023, 14:59
-
Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover viziton muzeun 'Gjergj Kastriot Skënderbeu' në Krujë
1 Maj 2023, 21:45
-
Historia e partizanit që luajti Birçe Hasko te ‘Radiostacioni’ në libër, autorët e i biri: Skenari i Kadaresë shkaktoi konflikte me punonjësit
19 Prill 2023, 16:24
-
Në Muze prej 2019-ës, lihet në oborr! Studiuesit të shqetësuar për Gurin e Xhuxhës: Artefakt prehistorik, ka shkrimin më të vjetër në botë, të vendoset brenda
8 Prill 2023, 16:50
-
8 Marsi, video sensibilizuese nga aktoret: Vramë, jam kufoma e ardhshme! Pash të madhin Zot vramë nëse e mbylli gojën veç se jam gru
8 Mars 2023, 16:18
-
Astrit Çerma sulmon Rajmonda Bulkun: Ku dreqin e ke shitur shpirtin? Na qarravitesh për një njeri që e shkatërroi këtë vend
1 Mars 2023, 12:33