Muaji i Shenjtë gëzon familjen Gurra në Tiranë, Veliaj: Mirënjohës për veprën e bamirësisë dhe kontributin e Xhamisë së Xhurës

Muaji i Shenjtë gëzon familjen Gurra në Tiranë, Veliaj: Mirënjohës për veprën e bamirësisë dhe kontributin e Xhamisë së Xhurës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me familjen e Ramazan Gurrës

Muaji i Shenjtë i Ramazanit ka qenë i veçantë këtë vit për familjen e Ramazan Gurrës.

Pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë si shumë të tjerëve edhe në Njësinë 4 në Tiranë, në këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë kësaj familjeje i është rikthyer buzëqeshja falë mirësisë së Xhamisë së Xhurës, që me kontributet e mbledhura nga donacionet e rindërtimit ia kanë ringritur shtëpinë nga e para. Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me imamin Bilal Teqja uruan për shtëpinë e re të familjen Gurra.

“E gjitha nisi nga dëshira për të bërë mirë. Zoti ju shpërbleftë për procedurat, për lejet e lehtësuara, për të gjitha! Zoti i shpërbleftë edhe vëllezërit, shokët, ekipin që ka qenë shumë i përkushtuar që të dalë çdo gjë në formën më të mirë e t’u shërbehet njerëzve maksimalisht. Duke qenë se jemi edhe në ramazan, gjëja më e mirë është të dhurojmë mirësi dhe të falim mirësi,” u shpreh Imami Bilal Teqja.

“Bilal, shumë faleminderit ty dhe gjithë vëllezërve e motrave të Xhamisë së Xhurës. Vërtet, ne si Bashki kemi bërë qindra shtëpi dhe ndoshta s’kemi vajtur tek të gjitha, por ama tek një shtëpi që është bërë me kontribut vullnetar dhe një mirësi që ka dalë nga zemra, por edhe nga kontributet financiare të besimtarëve nuk mund të lija pa e vlerësuar. Sigurisht, ne bëjmë detyrën tonë, të lehtësojmë me hipoteka, legalizime, gjithë këto detyrimet tona, por asnjë shtet nuk ia del dot vetëm po nuk pati solidaritet, po nuk pati mirësi. Më vjen  mirë që shtëpinë e Ramazanit e bëmë fiks për Ramazan dhe do të doja që t’i ftoja të gjithë që të bëjnë mirë. Kush mundohet që të pengojë iftarin, apo një vepër të mirë, duke e “nakatosur” me politikën bën gabim të madh,” tha kryebashkiaku Veliaj, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje ndaj kësaj vepre bamirësie të kësaj Xhamie

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?