Muka: Në kërcime të caktuara
kam bërë dhe teatër në skenë

Karakteri dhe personazhet që ka dhuruar në skenë kanë befasuar gjithmonë publikun, por këtë herë duket se ka dhuruar një tjetër magji, atë të balerinit profesionist. Edhe pse ai njihet për rolet e tij, këtë herë na sjell një tjetër anë të panjohur, atë të kërcimit. Bëhet fjalë për aktorin Devis Muka, i cili javë pas jave po na befason me kërcimet e tij në spektaklin “Dance With Me”. Në këtë intervistë për “Shqiptarja.Com”, Devis rrëfen marrdhënien me partneren e tij, Olta Bokën, emocionet që ka përjetuar javë pas jave dhe sigurisht, lidhjen e ngushtë me dashurinë e tij të parë, teatrin.
 
 
Javë pas jave keni triumfuar aty ku kërcimi të ngre në piedestal. Si ndjeheni pas kaq shumë kupash?

Ndihem sikur nuk kam fituar asnjë kupë. Pasi të gjitha kërcimet i kemi marrë si një sfidë personale në radhë të parë, pastaj shpërblyse. Me kupa, pa kupa ne po marrim kënaqësi shumë të madhe dhe po ndihemi keq që kësaj ëndrre të bukur po i vjen fundi. Do të mbetet një nga kujtimet më të bukura për të gjithë ne.
 
Keni shkëlqyer me role, por kërcimin e paske pasur të fshehur. Si e shpjegon këtë sukses në skenën e “Dance With Me”?

Të mendosh që unë nuk kam pranur në fillim për të qenë pjesë e këtij spektakli dhe tani nuk dua të mbaroj. E gjithë merita është këmbngulja e zonjës Vera Grabocka e cila donte me çdo kusht që unë të isha pjesë e “Dance With Me”. Pa të, unë do të kisha humbur një nga spektaklet më të bukur të këtyre viteve.
 
Ju kemi parë në stade të ndryshme kërcimi javë pas jave, ka grindje mes teje dhe Oltës?

Shumë! Madje pa u grindur nuk nisim dot kërcimin. Na është bërë si ritual. Grindjet për të nxjerrë diçka të arrirë artistikisht duhet të ketë gjithmonë, ndryshe gjithçka do ishte e thatë.
 
Kush kërcen më bukur?

Normale që unë (qesh). Bëj shaka, normale që Olta, unë kohët e fundit po përpiqem ti afrohem, por është e vështirë.
 
Mes teje dhe Oltës, kush ulëret më shumë në prova?

Unë ulëras më shumë por, kur flet Olta hesht. Tani jam i sigurt për një gjë që, femrat duhet të drejtojnë pasi dhe kur e bëjnë keq, e bëjnë mirë.
 
Ndoshta sensualiteti dhe hamonia që trasmetoni tek publiku ka xhelozuar partneren tënde?

Kjo është magjia e skenës dhe e spektaklit ku jemi i cili trasmeton çdo të hënë magjinë në shtëpitë e shqiptarëve kudo që janë. Por, partnerja ime është mësuar me profesinin tim. Artisti e ka gjithmonë të ndarë zemrën, një për skenën dhe një për jetën.
 
Kush është fansi juaj më i zjarrtë?

Macja ime. Mjaullin në shtëpi sa herë dal unë.
 
Po kritiku më i madh?

Olta normale. Tani ka filluar dhe në prova, një sy e mban tek vetja dhe një tek unë.
 
Po gjuha e koreografit Albi Nako është e vështirë?

Albi në fillim ishte një gjeneral por, tani është kthyer në një vëlla të madh. Shumë probleme, pa ndihmën e tij nuk mund ti kisha mposhtur. Kemi aritur të gjithë të marrim pak nga shkëlqimi i tij në kërcim dhe për këtë e falenderoj.
 
Kush ka qenë kërcimi më i vështirë për ju?

Ditën e parë kanë qenë të gjithë të vështirë por, ditën tjetër i kemi bërë kërcimet të kenë frikë nga ne.
 
Pas këtij angazhimi në spektaklin e kërcimit, mendoni ti riktheheni së shpejti teatrit?

Në kërcime të caktuara kam bërë dhe teatër në skenë. Por, në teatër komunikoj me gjuhën e fjalës, në kërcim me gjuhën e trupit, rëndësi ka që të përcjellë emocioni. Sigurisht që, teatri është dashuria ime parë dhe pa të nuk bëj dot dhe besoj viti i ri do më gjej sërish në skenë.
 
Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?

Projekt në vazhdim është vetëm “Dance With Me”, pasi kemi dhe finalen e madhe. Finalja do të bëj të kërcej gjithë shqipërin bashkë me ne, do të jetë një natë e gjatë.

devis olta

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 dhjetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë