‘Mund të ha, të rri dhe mos të bëjë asgjë’, 39-vjeçari japonez jep veten me qira për 72 dollarë

‘Mund të ha, të rri dhe mos të bëjë asgjë’, 39-vjeçari japonez jep veten me qira për 72 dollarë

Shoji Morimoto

Një burrë  nga Japonia ofron një shërbim shumë të pazakontë dhe të pa dëgjuar më parë, jep me qira veten e tij.

I njohur si njeriu “Asgjë”, 39-vjeçari Shoji Morimoto reklamon veten si një person që mund “të hajë dhe të pijë dhe të japë reagime të thjeshta, por të mos bëjë asgjë më shumë”. Ai filloi të ofrojë shërbimin  e tij në vitin 2018 përmes një llogarie në Twitter.

Numri i ndjekësve të tij në Twitter filloi të rritet dhe ai tani ka më shumë se 250,000 të tillë. Sipas Independent, Morimoto ka frymëzuar një seri televizive dhe tre libra dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare përmes postimeve të tij virale në mediat sociale.

"Unë jam 'nanmo shinai hito me qira (djaloshi që nuk ka asgjë)'. Unë nuk filloj një bisedë nëse ata (klientët e tij) nuk thonë diçka," i tha ai BBC -së .

Morimoto ishte mësuar të thirrej nga familja, shokët e klasës dhe kolegët ‘një person që nuk bënte asgjë, kështu, ai vendosi ta kthejë këtë në një ide biznesi. Ai merr më shumë se 3,000 kërkesa nga njerëz dhe kërkon 72 dollarë për çdo kërkesë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave

Mik i të gjithëve dhe idhull i tifozërisë, Sylvinho, trajneri i Kombëtares që shkëlqen përtej fushave