26% e qytetarëve të rritur nga prindër me arsim të ulët, rrezikojnë të bien në varfëri në të ardhmen

Mungesa e arsimimit të prindërve, mund të ketë pasoja negative për fëmijët në të ardhmen, të cilët janë më të ekspozuar ndaj varfërisë.

Sipas të dhënave më të fundit të EUROSTAT, në Shqipëri 26.3% e grupmoshës nga 25-59 vjeç, prindërit e të cilëve kanë nivel arsimor të ulët, rrezikojnë të bien në varfëri. Ndërkohë fëmijët që rriten nga prindër të arsimuar kanë më pak mundësi të bien në varfëri, pasi vetëm 13.5% e grupmoshës 25-59 vjeç, mund të kenë probleme të tilla.

Bazuar në raport, ndër vendet fqinje Shqipëria ka nivelin më të ulët të rënies në varfëri për shkak të nivelit arsimor të prindërve. Pasi 35% e kësaj grupmoshe rrezikon varfërinë në Malin e Zi, vijon Serbia me 33.6% dhe më pas Maqedonia e Veriut me 30%.

Sipas EUROSTAT vendi me rrezikun më të lartë për të rënë në varfëri është tek pasardhësit e prindërve të paarsimuar në Rumani, ku niveli përllogaritet në 37.4%.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2019, shkalla e rrezikut nga varfëria në BE ishte më shumë se dy herë më e lartë për të rriturit (nga 25 deri në 59 vjeç) prindërit e të cilëve kishin një nivel të ulët arsimimi me 20.3% sesa ishte për njerëzit, prindërit e të cilëve kishin arritur niveli i lartë arsimor me 8.6%.

Sipas një tjetër raporti të Eurostat, Shqipëria edhe pse një ndër vendet me nivel të lartë varfërie në Evropë, përsëri shkalla e rrezikut që fëmijët e rritur në një familje të varfër të jetonin gjendje të keqe financiare edhe kur të jenë të rritur ishte më e ulët se vendet e rajonit. Konkretisht ky tregues për Shqipërinë ishte 25% ndërsa mesatarja e BE-së ishte 23%.

RREZIKU PËR TË QENË I VARFËR

BE                                          23%

Shqipëri                                  25%

Mali i Zi                               35.5%

Maqedonia e Veriut                33%

Serbia                                   29.3%

VARFËRIA BAZUAR NË NIVELIN ARSIMOR

Shqipëri                          26.3%

Maqedoni e Veriut            30%

Serbi                               33.6%

Mali i Zi                            35%

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni

Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni