Mungesa e 'Herceptinës', Beqaj: 
E bllokuan Vasili e tekniku i PD

Mungesa e 'Herceptinës', Beqaj: <br />E bllokuan Vasili e tekniku i PD<br>
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me lajmet e ditëve të fundit për pacientë të ndryshëm që ende nuk arrijnë të marrin kujdesin shëndetësor të nevojshëm në spitalet publike dhe, për rrjedhojë, duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për mjekime të shtrenjta.

Reagimi i Beqajt vjen pas ankesës së një mësuesje nga Rrësheni, e diagnostikuar me tumor, e cila tha se nuk gjen në spitale medikamentin 'Herceptinë', për përballimin e sëmundjes. Beqaj tha se herceptina ka qenë prezente në spitale, ndërsa për këtë vit, lista e barnave të rimbursueshme u bllokua në prill/maj të 2017-ës nga ish-ministri i Drejtësisë Petrit Vasili dhe tekniku i PD-së, Arben Beqiri. 

"Miratimi i listës së barnave të rimbursueshme u vonua, pasi ministri drejtësisë prill/maj 2017 bllokoi miratimin e listës jo për arsye juridike por për interesa të drejtpërdrejta të shërndarësve farmaceutike. Është tejet bezidëse për mua të dëgjoj sot predikime për mungesa të sistemit shëndetësor shqiptar nga i njëjti indivd. Më tej, siç dihet, erdhën ministrat teknikë, dhe për herë të parë që prej 1995 nuk patëm listë të re barnash të rimbursueshme për vitin 2017", tha Beqaj.  

Për t'i dhënë fund mungesës së këtij medikamenti në spitale, Beqaj tha se "ekzistojnë sot të gjitha parakushtet që qeveria në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2018 të përfshijë edhe herceptinën nën një formëdozë të caktuar duke zgjidhur, të pakëtn për këtë bar, në mënyrë definitive plotësimin e nevojës vjetore madje në mënyrë të vijueshme"

Deklarata e plotë e Beqajt: 

"Kujdesi shëndetësor pa pagesë, apo, thënë ndryshe, shëndetësia falas besoj se është një e drejtë e çdo qytetari. Në opinionin tim, për fat të keq, ende nuk ka një debat të shëndetshëm në shoqërinë shqiptare a na duhet kujdesi shëndetësor pa pagesë, a ia vlen të kërkohet dhe a mund të realizohet. Unë kam bindjen se shëndetësia falas është një gjë e drejtë dhe e bëshme.

Ajo që mund të them me siguri është se nëse në 2013 për çdo 100 lek që shqiptarët shpenzonin direkt apo indirekt për shëndetësinë, 57 lek ishin pagesë në të holla nga xhepi i tyre, në vitin 2017 pagesa nga xhepi u ul në 43 lekë nga xhepi. Në programin e qeverisë 2017 – 2021 është marrë angazhimi që pagesa në xhepi të mos jetë më shumë se 35 lekë.

Pra, edhe vetë qeveria ka pranuar që edhe në 2021 jo 100 e shpenzimeve për kujdes shëndetësor do të jetë publike, apo thënë ndryshe, qeverisja e PS-së kurrë nuk ka marrë përsipër se shpenzimet nga xhepi do të jenë 0 lekë. Psh, nuk kemi thënë kurrë që kujdesi dentar do të jetë pa pagesë.

Ditët e fundit opinion publik është njohur me rastin e një gruaje të sëmurë të cilës nuk i ishte garantuar mjekimi me herceptinë në mënyrë të vijueshme.

Përgjigjen më të mirë për këtë rast e ka thënë vetë kryeministri Rama, duke nënvizuar faktin se pavarësisht rritjes shumë të ndjeshme të fondeve për blerjen e hereceptinës në harkun kohor të katër viteve, ende ka pacientë që nuk e marrin mjekimin kur u duhet.

Në 2017 vetëm për herceptinën janë shpenzuar rreth 2 milionë euro. Në 2013 janë shpenzuar rreth 500 mijë euro. Por ja që edhe 2 milionë euro nuk mjaftokan. Nevojat vlerësohen të jenë rreth 2,4 milionë euro. Megjithatë ajo që më bezdis këto ditë, janë deklarimet e disa politikanëve, midis të cilëve, ka nga ata që janë përgjegjës të drejtpërdrejtë, të paktën për rastin e herceptinës, që pacientet shqiptare nuk kanë furnizim të vijueshëm.

Në ditët e fundit të detyrës sime si ministër i shëndetësisë, u përpilua projekti i listës së barnave të rimbursueshme 2017, ku midis të tjerash herceptina u përfshi në projekt. U përfshi, pasi në tregun botëror por edhe në Shqipëri ishte prezent një formëdozë e re e herceptinës e cila merrej vetëm në 10 minuta në kushte ambulatore dhe jo 4 orë në një poltronë të spitalit ditor. Ndërsa kostoja vjetore nuk ishte më 2,4 milionë euro, por 2,1 milionë euro, pra 300 mijë euro më pak.

Miratimi i listës së barnave të rimbursueshme u vonua, pasi ministri drejtësisë prill/maj 2017 bllokoi miratimin e listës jo për arsye juridike por për interesa të drejtpërdrejta të shërndarësve farmaceutike. Është tejet bezidëse për mua të dëgjoj sot predikime për mungesa të sistemit shëndetësor shqiptar nga i njëjti indivd. Më tej, siç dihet, erdhën ministrat teknikë, dhe për herë të parë që prej 1995 nuk patëm listë të re barnash të rimbursueshme për vitin 2017.

Besoj se ekzistojnë sot të gjitha parakushtet që qeveria në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2018 të përfshijë edhe herceptinën nën një formëdozë të caktuar duke zgjidhur, të pakëtn për këtë bar, në mënyrë definitive plotësimin e nevojës vjetore madje në mënyrë të vijueshme". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë