Mungesa e metadonit, mjekja Dollenberg: Industria farmaceutike s’ka interes ta tregtojë! Mjeku toksikolog: Ka rritje të pacienteve femra që kërkojnë ndihmë

Prej rreth tre javësh, në qendrat e rehabilitimit të përdoruesve të drogës në Durrës, Shkodër dhe Korçë nuk ka metadon, informacion ky i konfirmuar zyrtarisht përmes burimeve zyrtare. Në këto kushte përdoruesit e heroinës rrezikojnë t’i kthehen lëndës narkotike.

I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv mjeku toksikolog Alert Drishti, thotë se mungesa e këtij preparati shfaqe përveç vuajtjen e fizike, shfaq edhe problematika sociale.

‘Trajtimi i krizës së abstinencës është faza e para. Mungesa e këtij preparatit qoftë edhe një ditë shfaq krizat, përveç anës së vuajtjes fizike, kanë edhe problematika sociale, pasi pacienti vetën është agresiv.’- tha Drishti.

Sipas mjekut ka një rritje të femrave që kërkojnë ndihmë në QSUT. Mjeku bëri me dije se pjesa më e madhe e atyre që kërkojnë ndihmë në Urgjencë janë jo të varur, por fillestar në përdorimin e drogës.

‘Numri i përdoruesve që kërkojnë ndihmë në QSUT ky numër është i njëjtë, prej më shumë se 10 vitesh. Numri i përdoruesve që kërkojnë ndihmë në spital është stabël. Ajo që vihet re është rritja e numrit të femrave që konsumojnë lëndë narkotike. Në % ka një rritje. Vihet re në shërbimin tonë se numri i grave e vajzave që kërkojnë ndihmë është rritur. Çdo ditë kemi 1 person që kërkon ndihmë në Urgjencë. Ky lloj përdoruesi jo i varur nga droga. Kërkojnë ndihmë ata që janë në fillesa të përdorimit të drogës. Pjesa më e madhe nuk janë të varur. Sa i takon përdoruesve të varur numri i tyre është i vogël. Përdoruesit e hashashit janë në një moshë të vogël. Ka raste nën 18 vjeç, janë sporadike.’- tha Drishti.

Mjeku tha se çdo ditë që kalon pa furnizimin me metadon është në dëm të përdoruesve.

‘MSH e ka të vështirë të bëjë llogaritë e ardhjes. Mbase kemi të bëjmë me një problem transporti. Çdo ditë që kalon është në dëm të përdoruesve që marrin metadon. Megjithatë metadoni nuk është i vetmi preparat që përdoret për këtë qëllim.’- tha Drishti.

Mjekja Aurora Dollenberg, e lidhi mungesën e metadonit në farmacitë në Shqipëri me koston e këtij preparati. Sipas Dollenber, industritë farmaceutike nuk kanë interes për tregtimin tij pasi është i lirë.

‘Përdorimi i Metadonit është i paevitueshëm. Në Gjermani këto medikamente nuk gjenden në farmaci të zakonshme, këto medikamente janë në qendrat e parashikuara të trajtimit. Qendra metadoni dhe aplikohen nga mjekët specialistë. Industria farmaceutike nuk fiton asnjë cent nga metadoni. Industruia farmaceutike nuk ka interes ta shesë pasi është i lirë. S’ka përfitim ekonomik. Nuk ka interes industria farmaceutike, është ministria e Shëndetësisë ajo që duhet ta sigurojë. Është detyrë i strukturave shtetërore që ky medikament të jetë i domosdoshëm për pacientët që kanë nevojë.’- tha Dollenberg.

Nga ana tjetër sociologu Gëzim Tushi ngriti alarmin duke bërë me dije se ka një rritje për përdoruesve të lëndëve psikotrope tek të rinjtë.

‘Nuk është vetëm çështje medikale jemi përballë një realiteti ku është rritur numri i përdoruesve të drogës. Është zgjeruar masa e qytetarëve që përdorin lëndët psikotrope. Kemi të bëjmë me një problem social kompleks. Nuk kemi të bëjmë me individë të veçantë, por kemi të bëjmë me fashën sociale, grupe sociale të caktuara. Është rritur numri i atyre që janë përdorues dhe ka ulje të moshës së individëve për përdorimin e drogës. Gjykoj se MSH duhet ta mendojnë seriozisht sigurimin e këtij medikamenti.’- tha Tushe.

Prej vitit 2007 e deri në fund të vitit 2023, metadoni për rreth 900 persona në të gjithë vendin sigurohej nga Fondi Global. Kjo terapi e cila është mjaft e rëndësishme për të përballuar mungesën e heroinës, duhet të merret pa ndërprerje.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj