Sot kur kanë kaluar tre vite nga shpallja e fituesit të tenderit dhe mbjelljes së pemëve situata është e trishtë, asnjë pemë s’është më e gjelbër dhe të gjitha janë tharë.
Ajo ç’ka duket me sy të lirë është se këto pemë janë tharë dhe mungesa e ujit apo mos mirëmbajta janë shkaqet që kanë prodhuar këtë pasojë.
Sipas kësaj kontrate që disponon Report Tv, në korrik të 2014 Ministria e Mjedisit ka tenderuar 68 396 651 lekë për “Gjelbërimin dhe sistemin anësor të aksit rrugor, mbikalimi i Kazmës – Qafa e Kasharit – Rinas”.
Por 3 vjet më vonë askush nuk kujdeset më për gjelbërimin, duke bërë që shpenzimi prej miliona lekësh të shkojë dëm për mungesë të mirëmbajtjes.
(ja si ishin pemët kur mirëmbaheshin)
(ja si duken pemët sot)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com