Ky dimër i ka gjetur shumë shkolla në Qarkun e Lezhës pa ngrohje, kjo përshkak të mungesës së vëmendjes nga njësitë vendore për të zgjidhur këtë problem.

Përballë kësaj situate në mungesë të vëmendjes nga Komuna e Kolshit, prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Manati të Lezhës kanë qenë të detyruar që të japin kontributin e tyre, duke blerë vetë sobat me dru për të siguruar ngrohje për fëmijët e tyre që sigurojnë në këtë shkollë.

Ka qenë vetë drejtori i shkollës Ndue Vathi, i cili në mungesë të vëmendjes nga institucionet që e kanë për detyrim për të zgjidhur këtë problem, ka kërkuar ndihmën e prindërve.

Nga ana tjetër vetë prindërit thonë se është absurde që Komuna Kolsh nuk është interesuar për të zgjidhur këtë problem, duke i lënë këta fëmijë që të vuajnë të ftohtin e dimrit. 

Ky problem është prezent në shumë shkolla të Lezhës ku mungesa e vëmendjes ku në mungese të shtetit janë të detyruar prindërit që të sigurojnë ngrohje për fëmijët e tyre.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)