Mungesa e tokës për varrezat në Durrës, shtohen rastet kur burrë e grua futen në një varr (VIDEO)

Burrë e grua në një varr. Kjo metodë vitet e fundit po njeh një rritje të madhe në qytetin e Durrësit. Numri i varreve të përbashkëta në të dyja varrezat, tek të vjetrat dhe të rejat janë shtuar ndjeshëm. Shkak është bërë mungesa e hapësirës por edhe amaneti i të ndjerëve për tu varrosur me të afërmit.

Sipas teknikut të varrezave, Agron Sadikllari, që merret edhe me transferimin e varrezave, ky nuk është një fenomen i ri por ka ndodhur edhe para viteve '90, ndërsa e gjithë procedura bëhet në prani të familjarëve të të ndjerëve.

Nuk është fenomen i ri. Ka vite. Trashëgohet. Bëhet varr mbi varr, ose bëhet në varr të përbashkët. Ka procedurë. Vijnë familjarët që kanë të ndjerën dhe të ndjerin. ne marrim masën. Organizojnë punën. Gjithmonë me familjarët prezent. Lihet amanet ose me dëshirën e familjarëve që mos ti kenë në distancë. Nuk duan ti kenë larg njëri tjetrit për të bërë ritet. preferojnë që ti kenë në një vend", u shpreh  teknik i varrezave, Agron Sadikllari.

Ndërsa Myftiu i Durrësit Redian Quku sqaron se feja islame e lejon vendosjen në një varr të familjarëve, por duhet të plotësohen disa kushte sikurse janë dekompozimi 100 % i trupit që do të zhvendoset, formacioni i tokës ta lejojë një fenomen të tillë si dhe të jenë njerëz të një gjaku.

"Varrimi në një varr të përbashkët apo zhvarrimi për tu bashkuar me një varr tjetër nuk është e këshillueshme në fenë islame, por në raste specifike si mungesa e vendeve lejohet. Kushti kryesor që të bëhet bashkimi i varreve është që kufoma që do varroset duhet të jetë e dekompozuar gati 100%. Këtu luan rol faktori kohë që është e përcaktuar 30 vjet. Rol të veçantë ka dhe përbërja kimike e tokës. Shkalla e aciditetit. Nëse trupi është i dekompozuar mund të kryhet ç'varrosja dhe bashkimi i varreve me kushtin që arsyet të jenë të forta. Kjo ka të bëje me respektin që kemi ne për trupin. Një trup nuk duhet të trazohet. Qoftë duke varrosur një tjetër aty ose transferimi. Personat duhet të kenë lidhje të afërta gjaku me njëri tjetrin. Dy të huaj nuk mund të vendosen me një varr të përbashkët", tha Myftiu i Durrësit, Redian Quku.

Myftiu gjithashtu tregon se janë të shumtë qytetarët që këshillohen përpara se të marrin një vendim të tillë.

"Përgjithësisht konsultohen dhe është një praktikë e përhapur. I marrin në konsideratë këshillat dhe udhëzimet fetare që japim ne", përfundoi Myftiu i Durrësit Redian Quku.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 15/02/2021 23:36

    NORMAL QE S'KA TOKE ,,,SE GJYSMEN E ZUNE MALOKET ,,,DHE GJYSMEN E ZUNE PALLATET E DAKOS....MARREZIA E SHQIPTAREVE VIJON..........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja