TIRANE - Mungesa e ujit në disa zona të kryeqytetit dhe zjarret përgjatë dy muajve më të nxehtë të verës korrik-gusht janë diskutuar gjatë një analize ndërmjet prefektit të Tiranës Sadi Vorpsi dhe drejtuesve të pushtetit lokal, nga ku prefekti kërkoi reagim më të shpejtë për normalizimin e situatës.
“Me rritjen e numrit të turistëve dhe pushuesve, si dhe me shtimin e konsumit ushqimor në zonat turistike, u është kërkuar institucioneve të linjës një vëmendje dhe kontroll i vazhdueshëm i produkteve ushqimore” - tha prefekti Sadi Vorpsi duke iu referuar kryesisht zonave turistike të Qarkut që administrohen nga bashkitë e reja Kavajë dhe Rrogozhinë.
Ndërsa nga ana e tij kreu i shërbimit zjarrfikës në kryeqytet Shkëlqim Goxhaj, kërkoi nga pushteti lokal marrjen e masave për zhbllokimin e rrugë kalimeve si dhe ngritjen e hidranteve.
Me ndarjen e re administrative në prefekturën e Tiranës bëjnë pjesë Rrogozhina, Kavaja, Vora, Kamza dhe Tirana njësi të cilat në këtë takim u përfaqësuan në nivel nën kryetarësh.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com