Mungesë e puntorëve në Zvicër, këto janë profesionet që po kërkohen

Mungesë e puntorëve në Zvicër, këto janë profesionet që po kërkohen

Një studim i ri ka nxjerrë në pah vendet e punës të cilat firmat zvicerane kanë më shumë vështirësi t’i sigurojnë.

Dixhitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të shtyrë ka bërë që Zvicra të ketë mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Ky deficit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi. Kështu tregon raporti i ri agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Cyrihut. Në tre mujorin e parë të këtij viti, më së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkuar në sektorët e më poshtëm:

1) Këshilltarë për taksa apo politika të trustit
2) Inxhinierë
3) Mjekë, infermierë dhe farmacistë
4) Pozicione për IT
5) Pozicione juridike
6) Mësimdhënie dhe edukim
7) Menaxhim dhe shërbime publike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ziniu: 25/05/2018 02:25

    Ka ne shqiperi jurista dhe inxhinjera me lopate qe nuk kane pune

    Përgjigju
    • Anti: 25/05/2018 06:03

      Ti pish me ujë shoku se nuk bëjnë asnjë lek, mbarojnë "universitetin" pa mbaruar të mesmen. Vaj hallit pastaj kur bëhen mjekë që kanë në dorë jetë njerëzish. Shqipëria është një tullumbace e madhe në arsim e kudo.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille