Shqipëria nuk ka më ‘bukëbërës’, ky zanat është në rrezik zhdukjeje.
“Nuk ka më specialistë të bërjes së bukës së misrit e të grurit, po humb zanati i bërjes së bukës së qiqrës në zonën e Korçës”, tha Gëzim Peshkopia, Kryetari i Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave.
Ky shqetësim u ngrit nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, të cilët kërkojnë trajtimin e bukëbërësit si zanat në zhdukje, të merren masa për rritur interesin e të rinjve për këtë zanat, si dhe të ketë subvencione nga buxheti i shtetit për specialitetin e "Bukëbërësit’.
“Ne e kemi kërkuar sepse sikur siguracionin të na marrë përsipër shteti, është një mbulim, edhe 1% mund ta marrë. Le t'i jepet, sa punonjës furre ka një furrë buke? Ka tre punonjës. Për këta tre punonjës sa paguhen? Paguhet me kaq lekë. Sipas deklarimit të jepet 15% 20% të pagës subvencionohen nga shteti”, thotë Gëzim Peshkëpia.
Nga punonjësit e thjeshtë e deri tek specialistët e lartë të bërjes së bukës, këtij sektori i mungojnë me mijëra punonjës.
“Marrja e fuqisë nga jashtë nuk na i plotëson kushtet e specialistit që kërkojmë ne. Specialistët e mirë dhe këtu në Tiranë janë me gishta. Neve mezi i kërkojmë, mezi i gjejmë që kanë rroga mbi 1 milion e gjysmë specialistët e mirë që bëjnë bukët e mira apo bukët speciale me përbërës të ndryshëm”, thotë Peshkëpia.
Zgjidhje për këtë sektor nuk është tregu i huaj, por fuqizimi i shkollave profesionale.
“Në shkollat profesionale që më parë kishin kontigjente të plota të nxënësve e të studentëve për grupin bukë pastiçeri, tani pothuajse nuk ka fare”, thotë ai.
Në të gjithë vendin janë rreth 12 mijë subjekte që operojnë në këtë sektor, nga të cilat 3.800 prej tyre janë vetëm furra me objekt prodhimin e bukës.
Thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, sektorët më të prekur deri më tani janë turizmi, fasoneria dhe ndërtimi, që po marrim stafe nga vendet afrikane dhe aziatike, ndërkohë qeveria prej vitesh thotë se është në negociata për të marrë punonjës nga India, Filipinet, Bangladeshi apo Indonezia.
Komente









Furrat dhe pasticeri qe nuk perdorin kurre kasë
Përgjigju