Mungojnë hapësirat në Bibliotekën
Kombëtare. Arkivi pa kushte sigurie

Mungojnë hapësirat në Bibliotekën<br />Kombëtare. Arkivi pa kushte sigurie
TIRANE- KLSH ndërmjet auditimit të performancës është fokusuar dhe ka rekomanduar sesi duhet ndërhyrë në Bibliotekën Kombëtare për përftimin e hapësirave funksionale dhe kushteve të punës, në ruajtjen e arkivimin e librit dhe shërbim sa më cilësor ndaj lexuesit.

Në Bibliotekën Kombëtare, fondi i arkivit përbën pasuri me vlera të mëdha për thesarin e kulturës kombëtare shqiptare e të kulturës europiane. Por Biblioteka Kombëtare dhe rrjeti i bibliotekave publike ka mungesa të theksuara të hapësirave dhe personelit punonjës. Duke iu referuar standardeve ndërkombëtare të IFLA-s rezulton se: Hapësira për vende leximi, duhet të jetë referuar standardeve 2,8 m² për çdo vend leximi në fakt ai është 0.76 m2 ose tre herë më pak.; Hapësirat për personelin, duhet të jetë referuar standardeve 16,3 m² për çdo punonjës.

Në fakt ai është 5,56 m2 ose tre herë më pak.; Personeli punonjës duhet të ishte 320 punonjës, ose rreth 220 punonjës më shumë se ç’jane.  Mjediset e Pallatit të Kulturës ku janë dy institucione kryesore në vartësi të Ministrisë së Kulturës (BKSH dhe TOB) u janë dhënë më qira subjekteve privatë për (librari, bankë, klube, institucione të huaja, etj.) sipërfaqe që mund të shërbenin shumë mirë për zgjerimin e këtyre dy institucioneve për rritjen e shërbimit ndaj qytetarit.

 Nga auditimi rezulton se ka mungesa të theksuara të hapësirave për të vendosur materiale bibliotekare problem i shfaqur që në fillimet e viteve 1980 dhe që vazhdon të rëndohet gjithmonë e më shumë e konkretisht;

-pothuajse të gjitha rrugët e kalimit në arkiv janë zënë me materiale bibliotekare, me materiale të vendosura në dysheme ose janë krijuar rafte imagjinarë, (materialet bibliotekare vendosen në dysheme),

-fondi i vlerave të rralla (antikuarë, harta dhe dorëshkrime) janë vendosur në “arka metalike apo dollapë”, jashtë kushteve të ruajtjes të sigurisë dhe mjedisore të tyre si vepra të rralla të cilat janë trashëguar prej shekujsh;

-raftet janë tejet të mbingarkuar duke i vendosur materialet bibliotekare në tre e më shumë rreshta;
-janë shfrytëzuar hapësirat e pakta të liruara në ambientet e arkivës nga përdorimi i fondit të hapur (risi e re e krijuar në BKSH), gjithashtu dhe nga procedura e asgjësimit, por përsëri këto ambiente përdoren në të njëjtën mënyrë për fondin që shtohet dhe gjendja e tyre nuk ndryshon por vazhdon të rëndohet.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejohen votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota