Mungojnë ofertuesit, anulohet tenderi i rindërtimit pas tërmetit

TIRANË- Anulohet tenderi i hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për projektimin e pallateve në zonat e shpallura për rindërtim. Tenderi me fond limit prej 202,6 milionë lekë, kishte për objekt hartimin e projekteve për ndërtim në Bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Agjencia e Prokurimit Publik nuk e ka sqaruar arsyen konkrete të anulimit këtij tenderi, por rendit një listë të disa prej pikave që ligji përcakton si kritere për anullim, ku ndër më kryesoret është mungesa e ofertuesve brenda afateve kohore.

Arsyet e plota për anulimin e procedurës
1. Autoriteti kontraktor anulon procedurën e prokurimit vetëm:
a) për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashikueshme në kohën e fillimit të procedurës së prokurimit, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës, sipas përcaktimit në rregullat e prokurimit publik;
b) nëse nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afateve kohore;
c) kur në fazën e parë të procedurës së kufizuar dhe me negocim me shpallje paraprake të njoftimit kualifikohen më pak se 2 kandidatë;
ç) nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit;
d) nëse të gjitha ofertat e pranuara përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktor, të parashikuar për një kontratë të caktuar;
dh) kur Komisioni i Prokurimit Publik vendos anulimin, sipas parashikimit të shkronjave “b” dhe “ç” të pikës 3 të nenit 64 të këtij ligji.”.
a) për arsye të interesit publik, duke respektuar parimet e barazisë dhe të transparencës;

Fondi i vënë në dispozicion të këtij tenderi është marrë nga buxheti i shtetit. Disa ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama që tha se banesat e para individuale do të jenë gati në muajin tetor, ndërsa procedura për ndërtimin e pallateve do të jetë më e vështirë dhe më komplekse.  Aktualisht në këto bashki po punohet me procesin e banesave individuale, dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet edhe për ndërtimin e 500 banesave nga qeveria turke në Laç.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz