Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë këtë të martë seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mosparaqitja në gjyq e dëshmitarit Jani Zaka. 

Për mungesën e dëshmitarit Zaka nuk kishte ardhur asjë njofitm nga komisariati. Ndërkohë, në seancë gjykata rrëzoi kërkesën e Blerim Shullazit për zëvendësim të masës së sigurisë. Seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit do të zhvillohet më 28 dhjetor në orën 14:00.

d.c./shqiptarja.com