Mungon gjyqtari, shtyhet pretenca
për aksionin ku u përfol Mark Frroku

Mungon gjyqtari, shtyhet pretenca<br />për aksionin ku u përfol Mark Frroku
Nuk formohet trupi gjykues, shtyhet pretenca për 7 të pandehurit nën akuzë për trafik narkotikësh të arrestuar gjatë operacionit policorë “Laguna e Vilunit” tetorin e vitit 2015.

Në këtë operacion policor asokohe u përfshi dhe emri i ish-deputetit Mark Frroku pasi sipas raport-vëzhgimeve të agjentëve në terren ai fshehu në makinë Bardhok Pllanaj një person me precedent penal.

Vetë Frroku e mohoi këtë akuzë dhe në daljet e tij publike, por ajo çka mbetet ende enigmë nga ai operacion është fakti se Bardhok Pllanaj jo vetëm që nuk kërkohet nga policia në faqen e Interpol apo Policisë së Shtetit po për të as prokuroria nuk ka ngritur asnjë akuzë.

Në këtë operacion u arrestuan 7 persona të cilët në gjykatë kërkuan gjykim të shkurtuar dhe asokohe u sekuestruan 804 kg kanabis e paketuar për tu trafikuar me skaf drejt Italisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)