Mungon gjyqtari, shtyhet pretenca për aksionin ku u përfol Mark Frroku

Nuk formohet trupi gjykues, shtyhet pretenca për 7 të pandehurit nën akuzë për trafik narkotikësh të arrestuar gjatë operacionit policorë “Laguna e Vilunit” tetorin e vitit 2015. Në këtë operacion policor u përfshi dhe emri i ish deputetit Mark Frroku pasi sipas raport vëzhgimeve të agjentëve në terren ai fshehu në makinë Bardhok Pllanaj një person me precedent. Në këtë operacion u arrestuan 7 persona të cilët në gjykatë kërkuan gjykim të shkurtuar dhe asokohe u sekuestruan 804 kg kanabis e paketuar për tu trafikuar me skaf drejt Italisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)