TIRANE- Një ditë më parë “A1 Report” konstatoi se në shkollën 9-vjeçare “7 marsi”, në klasën e dytë punohej me tekstet e Gjuhës Shqipe të botimit të vitit 2013, i cili është paraqitur me gabime, ku më i fundit është rasti ku nxënësit mësonin hartën e Europës, pa përfshirjen e Kosovës në të. Këtë të premte shtëpia botuese ka zëvendësuar tekstet, dhe gabimi në tekst është korrigjuar.
 
Shtëpia botuese sqaron se përse nxënësit janë pajisur me tekste me gabime, dhe jo me tekstin e korrigjuar, i cili i përket botimit të vitit 2014.
 
Ministria e Arsimit ka deklaruar më herët se do të marrë masat që për vitin arsimor 2015-2016 tekstet me gabime do të hiqen nga qarkullimi.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)