Fotografia e nënës së re Sherife Luta dhe vajzës së saj disa javëshe Besiana gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999 u kthyen në treguesin më të mirë të vuajtjeve të shqiptarëve që po dëboheshin nga Kosova.
22 vite më vonë artisti Fatos Kabashi e ka përjetësuar këtë fotografi në mozaikun “ Muri I kujtesës’’. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv artisti tregoi më tepër për këtë punim.
“Mozaiku është vendosur në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni, aty ku kanë kaluar mbi 4 qind mijë shqiptarë civilë gjatë kohës së luftës” tha ai.
Për artistin puna e një mozaiku të tillë do të thotë emocion i madh dhe i papërmbajtshëm. Gjatë kohës që ka punuar këtë mozaik artisti është prekur e madje ka derdhur edhe lotë pasi ende I kujtohen përjetimet e luftës:
“Unë kam qenë 12 vjecar, kam qenë fëmijë, edhe e mbajë mend periudhën e luftës ku kemi shkuar, ku kemi kaluar nëpër male, nëpër fshatra, në kushte primitive ku kemi kaluar. Mirëpo familja ime ka kaluar nga kufiri shqipërisë nga pjesa më e lehtë” u shpreh ai.
Një punim që e ka kryer me shumë dashuri por që ka mbetur paska i zhgënjyer nga organizatorët e evenimentit për prezantimin e këtij projekti:
“Ka qenë projekti madh, dhe punën kryesore e kam bër unë në atë projekt dhe nuk mundem ta fajsoj askënd përshembull që smë ka dhënë mirënjohje ose s’ma ka përmendur emrin ose smë kanë dhënë fjalën që të përshëndes mysafirët. Mirëpo mund të them që ka qenë një neglizhencë, jo organizim I mirë dhe e kanë lënë si në harresë nuk e di për cfarë arsye. Të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë mirënjohje mirëpo mua nuk më është dhënë rasti” përfundoi ai.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.8%
-
I keq
20.3%
-
As i mirë as i keq
37.9%
Vota total: 177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turistët kanë mundësi të shohin për herë të parë mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në Elbasan! Do qëndrojë i hapur për pak kohë
31 Maj, 14:12
-
Vijojnë gërmimet për mozaikun e zbuluar në rrënojat e gjimnazit ‘Gjergj Kastrioti’ në Durrës! Report Tv sjell pamjet me dron
14 Maj, 09:23
-
“Kam frikë se ma marrin”, Anxhela Peristeri tregon pse nuk publikon foto me partnerin
13 Prill, 17:10
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Durrës/ Mozaiku i Meandrit në bodrumin e një pallati 13-katësh, mbuluar nga ujërat e zeza! Sako: Të zhvendoset në muzeun arkeologjik
27 Qershor 2023, 17:17
-
Egla Harxhi: Marrëdhënia treshe s'ka qenë për vëmendje, se do isha futur në BBV! Më ftuan dy herë dhe i refuzova
14 Mars 2023, 13:15
-
'Minuta e artë' që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas specialistit Ylli Merja
6 Mars 2023, 13:19
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
Vasjan Lami rrëfen në “Rreze Dielli” mbi 45 vite karrierë në kinema dhe teatër: Një jetë mes artit, kritikat dhe pengjet e patreguara më parë
15 Shkurt 2023, 13:43
-
Sëmundjet e kockave, specialisti Ylli Merja në Report Tv: Nga artriti tek osteoporoza, ja si t’i kuroni me bimë medicinale
13 Shkurt 2023, 12:27