Muri në Mitrovicë, Thaçi: Çështje e
brendshme, s’diskutohet në Bruksel

Muri në Mitrovicë, Thaçi: Çështje e<br />brendshme, s’diskutohet në Bruksel
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur të shprehet nëse muri në veriun e Mitrovicës do të rrënohet sot, ashtu siç është parashikuar me rezolutën e miratuar para një muaji në Kuvendin e Kosovës.
 
Thaçi është shprehur se gjatë bisedimeve në Bruksel  më 1 shkurt nuk do të diskutohet lidhur me murin. Kjo sipas Thaçit është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës.
 
“Në bisedimet e Brukselit nuk do të diskutohet lidhur me ndërtimin apo rrënimin e murit. Kjo është çështje e brendshme e autonomisë së Kosovës”,-ka thënë Thaçi.
 
Ai nuk është shprehur nëse do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve.
 
Këto komente Thaçi i bëri në përvjetorin e 20-të rënies heroike të Zahir Pajazitit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie