La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 17-të, teksa këtë të shtunë janë zhvilluar tre duele. Në stadiumin "Jose Zorrilla" në Valladolid, vendasit humbën 0-1 me Rayo Vallecano. Miqtë nga Madridi u treguan më të zotët edhe me Ivan Balliun në fushë, teksa goli i Palazon në minutën e 65 i dha tri pikët.
Në Girona, vendasit fituan 2-1 me Sevillan. Miqtë e Sampaolit vijojnë të dalin pa pikë, duke rrezikuar qëndrimin në elitën e Spanjës. Ka qenë Sevilla që në minutën e 13 do gjente avantazhin me Nianzou, ndërsa në pjesën e dytë Girona shënoi me Stuani dhe Herrera për të përmbysur ndeshjen.
Në Pamplona, në stadiumin "El Sadar" Osasuna fitoi 1-0 me Mallorcan. Goli i Oroz në minutën e 47 vendosi ndeshjen, me djemtë e Arrasate që i afrohen Europës duke mbajtur vendin e shtatë. Te Mallorca në fushë për 90 minuta ishte edhe Muriqi, me sulmuesin dardan që nuk ndihmoi dot të tijtë.
Renditja: