Musa Ulqini në Report Tv: I kemi votat për Reformën Zgjedhore! Zbulon 'hilen' pse dha dorëheqjen Zaevi

Musa Ulqini në Report Tv: I kemi votat për Reformën Zgjedhore! Zbulon 'hilen' pse dha dorëheqjen Zaevi

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini i ftuar në Report Tv

TIRANE-Në kushtet kur opozita jashtë parlamentit ka vendosur përballë platformën me pesë pika dhe opozita në parlament si kusht ndryshimin e sistemit, shumica socialiste shprehet qartë se Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të miratohet brenda dhjetorit.

PS-ja nuk i ka votat e mjaftueshme për ta votuar e vetme Reformën Zgjedhore, por deputeti i PS-së, Musa Ulqini i ftuar në Report Tv u shpreh i bindur se kjo reformë do të miratohet dhe se votat janë në parlament. Ai tha se në radhët e deputetëve të opozitës së re në Kuvend ka të përgjegjshëm që do të votojnë reformën sipas kërkesës së Bundestagut për të qenë gati para samitit të Zagrebit në maj 2020.

'Reforma zgjedhore po jetësohet. Pozicioni i PS-së është i njëjtë me kërkesat e Bundestagut. Këtë kërkon Bundestagu dhe KiE dhe besoj që në një kohë të shkurtër mund të realizohet. Në dhjetor të 2018 gjithcka ishte gati, e kishin projektin mbi bazën e këtyre sugjerimeve, por opozita u largua. Ne kërkojmë që kjo reformë të jetësojë atë që kërkon Bundestagu. Ne kemi kërkuar që opozita e rrugës të kontribuojë përmes një përfaqësuesi të saj, me veto, por me një kusht që propozimet të jenë në përputhje me kërkesat e OSBE-së.

Pala të tjetër është shumë konfuze, ka marrë pjesë në gjashtë tavolina, pastaj është larguar. PD-LSI thonë se duam miratimin e reformës, por dalin jashtë përcaktimeve të OSBE-së dhe kërkesës së Bundestagut. Kërkojnë që kjo të miratohet vetëm me pjesëmarrës nga SHBA-BE dhe OSBE. Bundestagu kërkon që të gjitha palët të kontribuojnë. Ka tre çështje të mëdha që kërkon opozita e rrugës do votim elektronik, ne votën e emigrantëve dhe opozita në parlament ndryshimin e sistemit. Por kjo nuk ka të bëjë me atë që kërkon Bundestagu dhe që do të miratojmë ne.

Reforma zgjedhore do të miratohet në dhjetor pa diskutim, votat janë në parlament. Janë 82 vota që duhen dhe në parlamentin e Shqipërisë unë shpreh bindjen se atje janë 82 deputetë të përgjegjshëm, që e kanë lexuar atë që është në interes të Shqipërisë dhe do të votojnë ato që kërkon Bundestagu. Ka deputetë të përgjegjshëm edhe nga listat e PD-LSI që e kuptojnë cfarë kërkon Bundestagu dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë. Më keq sesa janë marrëdhëniet e PD-LSI me grupet që janë atje...Në mënyrë që në samitin e Zagrebit ti ketë plotësuar këto dy kushte, miratimin e reformës zgjedhore dhe ngritjen e gjykatës Kushtetuese" tha ai.

Por a duhet që Shqipëria të ndjekë shembullin e Maqedonisë, ku kryeministri çoi vendin në zgjedhje të parakohshme pasi nuk u hapën negociatat? Musa Ulqini thotë se situata në Shkup nuk ka lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri, ndërsa shpjegon sipas tij edhe arsyen se përse Zaev kërkoi zgjedhje të parakohshme?

"Jo, jo, pasi atje nuk është kërkuar që të bëhet reformë në drejtësi, por të ndryshohet emri dhe ka forca që janë kundër integrimit, ndërsa në Shqipëri partitë janë pro integrimit. Ajo që bëri Zaev, ishte në kushtet e Maqedonisë, ai nuk dha dorëheqje, por kërkoi që të bëhen zgjedhje të parakohshme në Prill, një muaj pasi Maqedonia futet në NATO, që ta përdorë si argument për të mundur forcat regresive, që janë kundër proceseve integruese".

Deputeti socialist nuk ka kursyer ironinë për kërkesën e PD-së për zgjedhje të parakohshme. "Nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme, një gjë hipotetike, shqiptarët do të ftohen të votojnë pro alternativës së Bashës që është pro alternativës së Macron që Shqipëria të mos futet në BE, dhe pro Ramës që është pro Merkelit dhe 25 vendeve që duan që Shqipëria të futet në BE. Ka kuptim kjo? Është e palogjikshme" tha ai.

Aktualisht në PS po zhvillohen zgjedhjet e brendshme, por si kanë ndikuar ajo që ndodhi në Bruksel, a ka ndonjë zë kundër apo skeptik? "Zërat kundër kryeministrit nuk i pengojnë zgjedhjet apo ti frymëzojnë, kushdo mund të shprehet. Tani po zhvillohen zgjedhjet në organizatat e PS-së" tha ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë