Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agron Musaraj është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai është një nga personat më të përfolur për aktivitete të jashtëligjshme përgjatë kohës kur ka qenë ministër 1993-1996. Ai ka qenë edhe një nga deputetët e parë të PD-së në mandatin e parë që qeverisë Berisha 1992-1996. Krahas Agron Musarajt, edhe Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës aktualisht këshilltar i grupit parlamentar të PD është bërë pjesë e Këshillit të PD.

Edhe ky i fundit është një nga personat më të përfolur pasi përgjatë një kohë të gjatë ka qenë edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Po ashtu kthehen dhe Jemin Gjana dhe Pal Dajçi.