“Muskuli i shpirtit” misteri për një jetë të shëndetshme! Fizioterapistja në Report Tv: Është burim i ankthit dhe stresit, ja si ta relaksoni

Keni dëgjuar ndonjëherë për ‘muskulin e shpirtit’? Një muskul që ndodhet në zonën e vitheve dhe që ka një rëndësi të madhe për shumë funksione të organizimit por në të njëjtën kohë edhe për ankthin,stresin Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, fizioterapistja Ledina Nikolla tregoi më tepër  për ‘muskulin e shpirit’ përse quhet kështu dhe rëndësinë e tij në organizëm:

Është një muskul i rëndësishëm dhe quhet muskuli i shpirtit sepse lidh pjesën sipërore me pjesën inferior të trupit. Dhe sipas teorive orientale aty është epiqendra e organizmit tonë. Duke qenë se ky muskul lidh pjesën  sipërore me pjesën inferiore lidhet menjëherë me diafragmën që është pjesa kryesore e frymëmarrjes. Prandaj ka menjëherë efekt tek ankthi, tek ndjesia e kontraktimit, dhe shpesh herë ky muskul është i kontraktuar” shpjegoi fizioterapistja.

Fizioterapistja Nikolla tha se ai është përgjegjës edhe për patologjitë që krijohen në organizëm. “ Duke qenë një muskul kaq i rëndësishëm ka rëndësi edhe tek patologjitë e mesit, në këtë rast siç është një dhimbje mesi e pashpjegueshme nga ana e mjekësisë, që do të thotë ka dhimbje mesi por nuk ka asnjë lloj patologjie brenda. Kryesisht është ky muskul që shkakton këto lloj dhimbjesh”

Muskuli i shpirtit i quajtur në gjuhën mjekësore muskuli “psoas” sjell një sërë problematikash shëndetësore:

Jep ngacmime në ciklin menstrual, jep probleme në pjesën respiratore kanë frymëmarrje të shkurtër. Ky është muskuli përgjegjës për ekuilibrin, pra na çon deri tek skolioza. Duket si diçka e vogël por jep goxha probleme në organizëm.

A ka ushtrime, sporte apo taktika që ndihmojnë në relaksimin dhe përmirësimin e këtij muskuli në mënyrë që të shmangim probleme? Sipas fizioterapistes Lediana Nikolla tha se rekomandohen disa sporte si Joga dhe noti në relaksimin e muskujvve apo taktika si ecja në rërë.

E para duhet të menaxojmë stresin dhe ankthin me taktikat e duhura. E dyta është bërja e ushtrimeve të përgjithshme. Joga është një ndër shkencat që ne jua rekomandojmë më shumë pacientëve tanë dhe gjimnastika posturale. Joga në vetvete ka bazë frymëmarrjen dhe ajo është e lidhur ngushtësisht dhe me diafragmën dhe është shumë e rëndësishme që të jenë bashkë.  Ajo që rekomandohet më shumë dhe aq më tepër që jemi në periudhën e verës është noti. por duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e notit që bëjmë. Në këtë rast rekomandohet noti shpinë, duke qenë se janë muskujt prapa, automatikisht janë më të relaksuar. Gjithashtu ushtrimet e ecjes në rërë janë shumë të rëndësishme sepse kur në pacient nuk ka balancën e duhur ecja në duhur lejon që të forocohet muskulatura e këmbës dhe arrin të bësh balancat.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë