Bujanoc, 22 Nentor -Koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së ka shkaktuar reagime edhe ndër liderët e Luginës së Preshevës të cilët edhe pse të rezervuar nuk mund të heshtin. Keshtu kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu (LPD) në një bisedë për agjencinë e lajmeve "Presheva jonë" kolaicionin në fjale e ka qujatur "fals"
"Koalicioni mes dy partive te mëdha kosovare te cilat vazhdimisht jane shikuar si ujku e dhija nuk duket i natyrshëm, por i imponuar që duket të jetë fals sepse është më shumë i imponuar nga jashtë se sa nga vetë vullneti i qytetarëve të Kosovës. Kjo më duket se nuk i ndihmon progresit insitucional në Kosovë.." ka deklaruar Jonuz Musliu, kryetar i ardhshëm i KKSH-së.
Se sa mund ta ndimonte qeveria e ardhshme e dalë nga koalicioni PDK-LDK Musliu tegohet pessimist, sepse sipas tij "Lugina e Preshevës është provuar si me PDK-në ashtu edhe me LDK-në por fatkqesisht situata asgjë nuk ka lëvizur. Sidoqoftë, kur s ka shi, bën edhe breshër".











